Publikohen mesazhet e Marjus Musakut me gruan që u shpall e zhdukur.‘Shtrihu të lutem nuk të shoh dot ashtu’.

0
3414

Rikthehet në vëmendjen e publikut historinë që fillimisht tronditi publikun. Në fund të muajit korrik u shpall e zhdukur një 30-vjeçare, nënë e dy fëmijëve.

Pas 9 ditësh ajo u gjet dhe bëri një kallëzim në polici, ku deklaroi se ishte mbajtur pa dëshirën e saj nga 32-vjeçari, Marjus Musaku.

E reja, e cila ka shkuar në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj, pretendon se Musaku ka abuzuar seksualisht me të.

Ajo ka denoncuar se e ka përdhunuar nën kërcënimin e një thike dhe e ka kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Nga ana tjetër, Musaku i cili ndodhet në burg, i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, duke pretenduar se kanë qenë të lidhur dhe ajo ka shkuar me dëshirën e saj.

Për emisionin “Shqipëria Live” ka dhënë një intervistë, motra e Marjusit. Ajo ka zbuluar mesazhet që i vëllai shkëmbente me 30-vjeçaren.

“Nuk është e vërtete se e ka marrë me zor dhe e ka përdhunuar. E ka dashur që në fillim. Ato janë dashur. E kam ditur për lidhjen, më ka thënë vëllai. Më tha që është e martuar, do të ndahet nga burri dhe do e marr.

Vëllai rrinte tek unë dhe fliste me të. Kishte lloj-lloj fotosh që ajo i niste. E dija që kanë nisur bashkëjetesën. Kam folur dhe me vajzën dhe thoshte se e donte. Kam folur në telefon, nuk pranova në kamerë. Ajo më tha se do ta “çojmë jetën bashkë”.

Kur e mora vesh lajmin për vëllain, më është dukur si bombë. Vëllai fliste nga telefoni im. Kam të gjitha fotot. Ajo ka vënë një akuzë shumë të rëndë ndaj vëllait tim. Nuk është kapur me zor”, tha e motra e Marjusit.