Psikologia tregon 3 shkaqet kryesore pse po divorcohen ciftet shqiptare

Psikologia Valbona Treska ka treguar se kush janë shkaqet që ciftet po ndahen ne vendin tone.

Ajo ka thënë se ciftet vijnë shumë vonë për terapi dhe vijnë tek ne në kohën kur janë konfliktuar verbalisht, pastaj fizikisht, janë goditur me njëri-tjetrin. Në këtë cështje janë perzier dhe familjarët apo fëmijët dhe në fund mendojnë se do ta zgjidh terapia tek psikologu.

Shkaqet e divorcit janë tradhetia në cift dhe si pasojë fajin është i rrjeteve sociale.

Një nga shkaqet e tjera është dhe pjesa ekonomike e cila sjellë shumë problematika në familje.

Plus nja nga problemet janë dhe perlasja e mentaliteteve dhe kulturave të ndryshme në një cift por është shtuar dhe kultura ku femrat ikin dhe i lënë dhe fëmijët dhe bashkeshortin.

Familja eshte nje sfidë ndaj duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të urtë në vendimet që marrim për jetën.