Pronari i azilit në Pejë ben deklarate per shtyp diten e sotme

Pronari i azilit “Orenda” për të moshuarit ka reaguar në rrjete sociale për rastin e rëndë të ndodhur brenda institucionit. Ai ka kërkuar falje duke thënë se pamjet në video i kanë lënduar të gjithë.

Zoti Anton Rasaj ka shtuar se sapo ka marrë vesh për ngjarjen e rëndë ka pushuar menjëherë nga puna personelin dhe ka kërkuar të merren masa ndaj tyre.

“Të nderuar,
Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh ne shoqerinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht!
Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem t’i investojmë në vendlindje. kemi punesuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkëatdhetar tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef!

Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinnatë.

Nuk kam fjale ta pershkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve.
Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do t’i ndjekim përgjegjesit në procedura tjera ligjore po ashtu.

I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njejtat të marrin denimin e merituar!

I sigurojmë familjet dhe gjithë ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm!
E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga ju, posacerisht familjes së zonjës së respektuar, por ju premtoj se do t? bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!”, ka shkruar Rasaj.