Profesori me femijë në krah duke dhënë mësim. Foto bëhet virale në të gjithë botën

Ky është Sydney Engelberg, profesor i psikologjisë në Universitetin Hebraik të Jerusalemit, i cili mbajti leksionin e tij duke mbajtur një fëmijë në krahë.

Foshnja nuk ishte e tij, por e një studenteje, e cila ndërkohë mund të mbante shënime.

Profesori i lejon studentët e tij të sjellin fëmijë të vegjël në klasë kur ata nuk dinë me kë t’i lënë ose nëse duhet të ushqehen me gji, kështu që asnjë nënë nuk duhet të zgjedhë midis kujdesit për një fëmijë dhe edukimit të saj.

Në imazhin e postuar me krenari në Facebook nga vajza e profesor Sarit Fishbaine, Engelberg shihet duke mbajtur të voglin në krahë me pizhame blu me yje të bardhë dhe duke ligjëruar para dërrasës së zezë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një gjest natyral për mësuesin që dëgjoi të qante foshnjën teksa fliste me nxënësit. Nëna e turpëruar u ngrit për të dalë nga klasa por Engelberg nuk u mërzit: ai shkoi drejt tyre, mori të voglin në krahë për ta qetësuar dhe iu kthye mësimit.