Poni poston foton e burrit. Shikoni sa i mire qe eshte.

Poni jetën private e ka mbajtur gjithmonë hermetike dhe larg vëmendjes së publikut bashkëshortin e saj vlonjat si dhe djalin e tyre të vogël. Ndërkohë e ftuar në “Why no”, këngëtarja iu përgjigj pyetjes se nëse nuk do të kishte qenë nga Vlora, nga do ta merrte partnerin.

“Poni, po të mos e merrje nga Vlora nga do e merrje?”, ishte pyetja që iu bë Poni. Me shaka, këngëtarja theksoi se ishte ajo që e mori të vetmin vlonjat tolerant që ishte.

“Mendoj se çdo gjë është e shkruar, kur kam qenë e re mendoja se nuk do të merrja kurrë një burrë nga Vlora sepse me natyrën që kam që kemi atë 5 minutshin tonë klasik nuk do të më duronte njeri. Me thënë të drejtën mendoja se mund të ndodhte diçka në Shqipërinë e Mesme se janë më të butë. Por intuita më la në baltë se dhe shkova aty ku e kishte shkruar Zoti. Gjeta një vlonjat tolerant i vetmi që ishte e mora unë.”, u shpreh këngëtarja.