Po shkonte me familjen te vilte ullinjtë makina bie ne humnere dhe humb jeten ne vend drejtuesi i mjetit

Dalin foto e personit dhe mjetit të aksidentit në Elbasan. I vdekur ka mbetur drejtuesi i mjetit Besnik Samurri, ndërsa të plagosur janë Misir Maloku, bashkëshortja e tij Blerta Maloku dhe djali, Fatjon Maloku.

Sipas të dhënave në vendngjarje, viktima po dërgonte një familje për të mbledhur ullinj në arat e fshatit kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe mjeti ka rënë disa metra në humnerë.

Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi, Besnik Samurri dhe janë plagosur tre pjesëtarët e familjes.

Ata janë transportuar me autoambulancë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.


Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.