Plazhi Himares bosh. Pushuesit largohen nga plazhi pas ngjarjes se djeshme me vjazen 7 vjecare

Lajmi i një 7-vjeçareje e cila ka humbur jetën në Himarë pasi është goditur nga një gomone e drejtuar nga Arian Tase, Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka trishtuar opinionin publik.

Gazetarja Esmeralda Keta, e cila ka qenë shumë pranë vendit të ngjarjes, ka rrëfyer detaje ku humbi jetën vogëlushja.

Ndërkohë sot, një ditë më pas, gazetarja, tregon vendin ku ndodhi ngjarja. Pranë vendit ku u nxor trupi i vajzëz është vendosur një kukull.

Postimi: Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…

Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë. Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll.