Pesë ushqime shqiptare për të mos u humbur

0
261

Ashtu si me shumë vende të Ballkanit, Shqipëria është një vend që është relativisht i pazbuluar nga udhëtarët. Jo vetëm vendi është diçka që duhet prekur nga afër, por edhe ushqimet, pasi jo shumë njerëz e njohin kuzhinën e shijshme shqiptare! Këto mendime ndahen të paktën në blogun travel pulse, ndërsa flitet për Shqipërinë dhe flitet për pesë ushqime shqiptare, që s

“A keni dëgjuar për Fërgesën? Ndoshta jo, pasi ushqimi shqiptar nuk është aq i njohur jashtë vendit. Më poshtë, po iu tregojmë pesë ushqime shqiptare, që nuk do të donim t’i humbisnit gjatë udhëtimit tuaj në Shqipëri”, vërehet në një shkrim në këtë blog, (shkrim të cilin po e sjellim në shije.al) ndërsa flitet për ushqimet tipike shqiptare.

1. Fërgesa

Le të fillojmë me të preferuarën tonë për vaktin e drekës. Kjo pjatë është e bërë nga speca jeshilë dhe të kuq, domate me lëkurë, qepë, gjizë dhe erëza. Këta përbërës janë pjekur së bashku deri sa kanë arritur një qëndrueshmëri të trashë. Rezultati përfundimtar është ky gatim i ngrohtë, i shijshëm, me perime të buta. Fërgesa shërbehet zakonisht me bukë për ta ngjyer dhe hahet shpesh si një antipastë. Kjo pjatë është menduar që të shijohet nga dy njerëz në të njëjtën kohë, por ne shpesh porosisim secili një të tillë, sepse është shumë e shijshme për ta ndarë me të tjerë! Përveç të gjithave, kjo pjatë është shumë e lirë: 2,50 $ për bukën dhe tasin me fërgesë dhe pasi ta hani do të ndjeheni të kënaqur dhe të ngopur.

Video e fergeses verore

2. Tavë Kosi

Mishi i qengjit dhe i viçit janë zgjedhje popullore të mishit në Shqipëri dhe tava e kosit është një nga të preferuarat tona. I shërbyer në një pjatë balte, mishi i qengjit është i mbuluar në vezë dhe kos të cilësisë më të mirë dhe të pjekur në furrë. Pasi gjella është përfunduar së gatuari ngjan si një tartë e pjekur. Nëse depërtoni përmes vezës së gatuar do të zbuloni mishin e butë në pjesën e poshtme. Ky është një nga gatimet më të njohura në vend dhe kushton vetëm 4 $.

Video e taves se kosit

3. Speca me Gjizë

Mishi mund të jetë i popullarizuar në mesin e shqiptarëve, por për fat të mirë për udhëtarët vegjetarianë, ka shumë gatime në dispozicion që nuk përmbajnë mish. Një alternativë e mirë janë Specat me Gjizë, një ushqim i bërë nga specat e kuq, të verdhë ose portokalli. Specat janë mbushur me oriz, erëza dhe gjizë dhe pastaj janë pjekur në furrë. Çuditërisht, ky ushqim të ngop shumë dhe ashtu si dhe shumë ushqime të tjera në Shqipëri, kjo pjatë është e lire: vetëm 2 $!

4. Produkte të freskëta deti

Ushqim deti nuk mund të gjenden vetëm në Shqipëri, por ngaqë vendi është e vendosur përgjatë Bregut të Jonit (i cili është krah i Detit Mesdhe), peshku dhe butakët janë zgjedhje popullore në mesin e vendasve dhe të turistëve. Në qytetin e Sarandës, peshkatarët sjellin ato çfarë kanë kapur gjatë ditës për t’u parë dhe për t’u blerë nga të gjithë. Në një nga restorantet e shumta bregdetare, ju mund të porosisni një pjatë me karkaleca të pjekur në skarë ose peshk të kuq Mullet, për më pak se 10 $. Ushqimi i freskët i detit në Shqipëri është një domosdoshmëri.

5. Shëndetlie

Në fund të kësaj liste do të shtojmë diçka të ëmbël! Shendetlia është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare që është shumë popullore mes vendasve. Kjo ëmbëlsirë përgatitet me përbërësit e zakonshëm të kekut: miell, sodë pjekjeje, sheqer dhe vezë. Shtimi i mjaltit dhe arrave janë ato që e bëjnë këtë ëmbëlsirë të ndryshme nga ëmbëlsirat e tjera.

Pasi keku gatuhet, një shurup i nxehtë i bërë me vanilje, sheqer dhe ujë derdhet sipër kekut, duke e lënë që keku ta thithë gjatë gjithë natës. Kjo ëmbëlsirë është e ëmbël, por jo shumë dhe çmimi është vetëm 1.20 $ një copë.

Nëse nuk i keni provuar ushqimet shqiptare më parë, ju sugjerojmë të rezervoni fluturimin tuaj drejt Shqipërisë, apo të kërkoni një restorant tradicional shqiptar në qytetin tuaj. Na besoni kur themi se ushqimi shqiptar është i shijshëm dhe nuk do të zhgënjeheni.

Sipas atyre që kanë vizituar Shqipërinë “nuk duhen humbur”.