‘Përvëlohet’ Shqipëria, meteorologia tregon cila do te jete dita më e nxehtë e javës, ja kur arrihet piku i të nxehtit afrikan

0
863

Moti në vendin tonë po arrin temperatura të larta, ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë këtë periudhë të korrikut. Moti i favorizon, pasi do të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta, por në ditët në vijim do të jenë më të larta se ç’duhet.

Që nga dita e sotme deri të mërkurën kemi rritje të lehta dhe graduale të vlerave termike në të gjithë territorin. Nga e enjtja dhe në vijim rritja do të jetë me 0.7 apo 0.9 gradë celcius dhe temperaturat do të ngjiten mbi 40 gradë, bën me dije metorologia Tanja Porja.

Sot pritet që maksimumi të ngjitet në 39 gradë celcius.Për ditët në vijim do të mbetemi në të njëjtën tablo sinoptike dhe termike.

Kemi kryesisht kthjellime, vranësirat janë të lehta dhe kalimtare në pjesën e dytë të ditës. 39 gradë celcius do të vazhdojë të jetë temperatura maksimale edhe për 3 ditët në vijim, edhe pse pas të enjtes presim 40 dhe mbi 40 gradë celcius.