Perplaset nga makina diten e sotme 12 vjecarja ne Potam te Himares.

0
206

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Potam të Himarës. Sipas informacioneve, një 39-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë 12-vjeçare.

Detaje të hollësishme mbi rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende me dije por fatmirësisht vogëlushja ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Duket se Potami është kthyer në makthin e prindërve, pasi në plazhin e Potamit pak javë më parë Arjan Tase i mori jetën vogëlushes Jonada Avdias me skaf.

Himarë/ Informacion paraprak

“Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.”