Pergjaken rruget ne Shqiperi. 3 aksidente me vdekje në vetem 4 orë

0
2734

Një tjetër aksident i rëndë është shënurar sot në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, ku ka humbur jetën një i ri.

Bëhet me dije shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip smart dhe ka rënë në lumin Zeze. Nga ky aksident i rëndë humbi jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç, ndërsa shoferi H.D 19 vjeç është nisur me urgjencë për në spitalin e Truamës.

“Në aksin rrugor “Larushk – Fushë Krujë”, shtetasi H. D., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, shtetasi M. T., rreth 20 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”njofton policia.

Ky është aksidenti i tretë me vdekje që është shënuar sot në vend, ku dy kanë humbur jetën në Lushnjë dhe një në Fushë-Krujë.

Një aksident u shënua rreth orës 11:00 në aksin Lushnjë-Fier, ku një mjet ka përplasur për vdekje 60-vjeçarin Qemal Shala.

Pak orë më pas një tjetër aksident u shënua në Lushnjë, ku një grua duke drejtuar një motor humbi kontrollin e mjetit dh era në kanal. Si pasojë ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit Afërdita Rasti.