Përdhunoi 11 vjeçaren. Shikoni cfare i ndodh Ekrem Rexhepit brenda ne burg

0
7280

Ekrem Rexhepi, i dyshuar për përdhunimin e 11 vjeçares është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Sipas medieve kosovare, 26 vjeçarit i është ndërruar qendra e paraburgimit, pasi i rrezikohet jeta. Avokati i tij, Fitim Limani bëri me dije se Rexhepi është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë.

Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”, tha avokati.