Përbërësit që zhbllokojnë arteriet dhe stabilizojnë presionin e gjakut

0
701

Njerëzit gjithnjë e më shumë po i kushtojnë vëmendje mjekimeve natyrale, për faktin se kanë rezultuar të suksesshme në shumë raste.
Në këtë artikull do t’ju prezantojmë me një recetë të famshme e cila konsiston në përzierjen e tri përbërësve: xhinxher, hudhër dhe limon dhe sigurojnë zhbllokimin e arterieve si dhe stabilizimin e presionit të gjakut.Hudhra përmban alicin dhe ka veti antivirale, antibakteriale, si dhe antiseptike. Ajo është e pasur me mangan, vitaminë B6 dhe C, dhe fibra. Studimet thonë se hudhra ndihmon në uljen e kolesterolit.
Xhinxheri është një antioksidant që lehtëson dhimbjen, problemet e tretjes etj.
Limoni gjithashtu përmban shumë vitaminë C dhe për shkak të vetive alkaline, ai është i aftë të rregullojë nivelet e pH në trup.

Trajtoni presionin e gjakut dhe arteriet e bllokuara me këtë recetë:

4 thelpinj hudhër,
4 kokrra limon,
Pak xhinxher,
Dy litra ujë.
Si ta përgatitni këtë ilaç shtëpiak?

Lani xhinxherin, qëroni hudhrat dhe pritni limonin në feta.
Vendosini të gjithë përbërësit në blender dhe i përzieni mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.
Më pas merrni një enë dhe hidhni përbërjen.
I shtoni ujë dhe e vini të ziejë për pak çaste. Pasi të ketë valuar e lini të ftohet dhe më pas e hidhni në një shishe.
Shishen vendoseni në frigorifer.
Duhet të konsumoni një gotë nga ky ilaç çdo mëngjes ose dy orë para gjumit. Për një kohë të shkurtër do t’i siguroni trupit zhbllokimin e arterieve dhe stabilizimin e presionit të gjakut.