Per here te pare flasin prindërit 22-vjecares nga ukraina qe mori burrin e martuar. Na vjen per..

0
297

Sofiia Karkadym, 22 vjeç, iku nga pushtimi rus dhe udhëtoi nga Lviv në Bradford për të qëndruar me Lorna Garnett dhe të dashurin e saj Tony – por që shumë shpejt u përfshi në një romancë me të.

Punonjësja ukrainase e IT-së kryesoi titujt kryesorë në vendin e saj si edhe në MB pasi Lorna e akuzoi atë se kishte ikur me burrin e saj – vetëm dhjetë ditë pasi u strehua në shtëpinë kucifti jetonte me dy fëmijët e tyre.

Por Sofia shpërtheu në lot pasi këmbënguli se ajo nuk ishte një prishëse e familjes dhe pretendoi se Lorna i kishte akuzuar ata që në fillim me dyshime të vazhdueshme, raporton The Sun.

Sofia tha gjithashtu se prindërit e saj kanë turp për të, e madje thonë se prej saj askush tashmë në MB nuk do të pranojë ukrainasit në shtëpi.

“Çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar tani do të mendojë ‘Unë nuk mund të pranoj një refugjat sepse do të ma marrë burrin tim’.

Sofia këmbëngul se asgjë nuk kishte ndodhur mes saj dhe Tonin deri pasi ata u larguan nga shtëpia e çiftit dhe se në të vërtetë është Lorna ajo që është “me dy fytyra”. Ajo shtoi: “Dyshimet e saj të vazhdueshme, tensioni, thjesht më shtyu mua dhe Tonin më pranë njëri-tjetrit”.

Sofia vazhdoi: “Ishte vendimi im të largohesha kur ika dhe Toni vendosi vetë të vinte me mua.”

Duke rrëfyer emocionalisht kujtimet e saj nga dita e parë e pushtimit rus në shkurt, Sofia nga Kievi shpjegoi se sa shumë ndryshoi jeta e saj në një çast.