Per 17 vjet nena ben 12 femije por ndihet e lodhur. Ndersa burri nuk ndalet do te bej akoma

Nëna e 12 fëmijëve, e cila ka qenë shtatzënë për gati 17 vjet, thotë se e ka mbyllur me lindjen e fëmijëve

Britni 33 vjece nga Arkansas City, Kansas, tregon se ishte vetëm 16 vjeç kur lindi fëmijën e saj të parë në 2004.
Më pas ajo lindi tre fëmijë të tjerë nga mosha 17 deri në 19 vjeç, më pas në të 20-at lindi katër të tjerë dhe u bekua me trinjakë në moshën 30-vjeçare.

Dy vjet më vonë, në moshën 32-vjeçare, Britni lindi një fëmijë tjetër, duke e çuar në total numrin 12 të fëmijëve dhe me një llogaritje të thjeshtë kjo do të thotë se ajo kishte mbetur shtatzënë në përgjithësi për gati 17 vjet të jetës së saj.

Tani, më në fund, ajo mendon se ka mbaruar punë dhe nuk do të ketë më fëmijë… megjitatë burri i saj nuk është dakort.

“Mendoj se e kam mbyllur këtë etapë”, tha Britni, duke shtuar se bashkëshorti Chris, 30 vjeç, do të dëshironte të kishte edhe më shumë fëmijë. Ky cift së bashku, ka këto fëmijë: Silas shtatë-vjeçar, Christopher pesë-vjeçar, trenjakët tre-vjeçarë Oliver, Asher dhe Abel, si edhe Rowyn 11-muajshe.

Britni gjithashtu ka edhe 6 fëmijë më të mëdhenj nga dy marrëdhënie të mëparshme. Bëhet fjalë për Crizman 17, Jordan 16, Caleb 14, Jace 13, Cadence 12 dhe Jesalyn 10 vjec.

Nena e re tregon se para se të takohej me Chris në vitin 2014, ajo kaloi 3 vite e vetme duke rritur pesë fëmijët e saj si nënë beqare.

Nëse i llogaritim me vite, Britni ka qenë shtatzënë për rreth 98 muaj në total, që është gati 11 vite.
Familja ha ushqim së bashku në një tavolinë me 12 karrige të bërë me porosi nga Kris. Çdo fëmijë gjithashtu e ndan dhomën e tij me një motër ose vëlla tjetër. Ndersa kur janë të gjithë bashkë, ata udhëtojnë me një Ford Transit me 15 vende që e blenë pas lindjes së trinjakëve.

Britni thotë se fëmijët konsumojnë dy litra qumësht në ditë, gjë që i kushton familjes rreth afërsisht 200 dollarë në muaj.

Shumë komentues ishin të mahnitur nga ajo, por të tjerë u përpoqën ta turpëronin që kishte kaq shumë fëmijë.

Në një video të fundit ajo përdori mbishkrimin dhe dha kete mesazh:
‘Dikur më interesonte aq shumë se çfarë mendonin të tjerët për mua por tani jo. Ndaj mos lejoni që komentet t’ju prekin. Bëhu dikush që përhap vec pozitivitet!’