Pasi pa videon si infermierja rreh te moshuaren. Futbollisti Real Madrid ben reagimi e tij

Ngjarja në Pejë ku infermierja dhunonte një të moshuar nuk tronditi vetëm shqiptarët, por edhe më gjerë.

Së fundmi ka qenë edhe futbollisti i Real Madridit, Daniel Ceballos që në “story” e tij në Instagram ka shpërndarë një foto ku shihet infermierja duke dhunuar të moshuarën, dhe në një tjetër foto me pranga në duar.

Ka qenë një faqe spanjolle që ka ndarë në rrjetet sociale këtë foto dhe shkruante “fotoja më e mirë që mund të shihni sot”. E këtë më pas e ka bërë “share” dhe ylli i Real Madridit.

Kujtojmë që pak ditë më parë ngjarja në Pejë shokoi mbarë opinion publikë, pasi infermierja Aurona Pelaj shihej në një video duke dhunua një të moshuar. Punonjëst e tjera të qëndrës së të moshuarve “Orenda” qeshnin dhe filmonin skenën. Në lidhje me këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra dhe janë arrestuar tre infermiere.