Pasi ndodhi ngjarja ne Himare gruaja e ministrit Çuçi habit te gjithe me komentin qe ben

0
2302

Pas ngajrjes së 7-vjeçares Jonada Avdia nga një gomone e drejtuar nga efektivi i policisë në plazhin e Himarës, reagon Delina Fico, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Fico shkruan në një postim në rrjetet sociale se ngjarje si ajo e djeshmja në Himarë ndodhin kudo, në çdo vend të botës.

“Domethënë ti po thua që në vende të tjera të botës nuk ka fare aksidente automobilistike, humbje jete për aryse të gabimeve mjekësore dhe as policë të caktuar që shkelin ligjin? Në fakt ka.

Lexo gazeta e raporte për Italinë, Spanjën e këdo vend tjetër të botës. Lufta me krimin dhe shkelësit e ligjit është një luftë që bëhet kudo. Nuk kam për të kuptuar kurrë këtë dëshirën për gjykime ekstreme që nisen nga një premisë e pavërtetë sikur vetëm në Shqipëri ndodhin fatkeqësi e krime të caktuara,”-shkruan ajo në rrjetet sociale.

Ndërsa i shoqi ende nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë.

Sot shoqëria civile, e mbështetur nga Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë, kanë paralajmëruar një protestë para Kryeministrisë. Në protestë kërkohet shkarkimi i ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros, kryepolicit Gledis Nanos dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.