Pas lindjes së binjakëve, Genta Ismajli ben transformimin e mash. Shikoni cfare ndryshimi

Genta Ismajli, është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun, ajo qysh në fillimet e saj ra në sy për stilin dhe mënyrën e kërcimit që bënte në paraqitjet e saj.

Këngëtarja gjilanase pati një shkëputje nga ekrani, pasi njohu dashurinë e saj, biznesmenin turk, Ustah, e muaj më parë çifti në fjalë janë bërë prindër të binjakëve, një vajze dhe një djali.

Genta, ka lënë profesionin anash dhe i është përkushtuar dy fëmijëve të saj, ndërsa sot ajo ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet e transformuar në pamje.

Me look të ri dhe me disa kilogramë me pak, Genta po duket në super formë, ndërsa shfaqet në krahët e të dashurit të saj.