Pas diteve me shi sinoptikanja Lajda Porja lajmeron se kur vjen i nxehti afrikan ne vendin tone

Sinoptikania Lajda Porja, ka njoftuar se tashmë ndodhemi në kushtet e një klime si në pranverë, ku lagështira në ajër është mëse e pranishme.

Këtë javë në vendin tonë do të jetë një mot me kalime të ndjeshme vranësirash, rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante.

Porja gjithashtu bëri me dije se ka një rënie të temperaturave, deri në vlerën 31 gradë C. Ajo paralajmëron rrebeshe në zonat juglindore, kryesisht në qarkun e Korçës, duke thënë se do të jenë në rrezik tokat e mbjella.

Sa i përket stuhive, ajo tha se nuk do jenë shqetësuese, dallgëzimi në det nuk parashikohet problematik për lundrimin e anijeve. Ndërsa për valën e të nxehtit afrikan që qarkullon në Evropë, ajo tha se vendi ynë do i kthehet temperaturave të larta javën e fundit të muajit qershor.