Pas 5 vitesh martese Besi dhe Xhensila në një krizë martesore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet më të njohura në showbiz-in shqiptar, dhe më të komentuarit.

E ndërkohë që mediat po aludonin planin e tyre për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë pas vajzës 4-vjeçare, Ajka, duket se martesa e tyre po ndjen turbulenca në 5-vjetorin e celebrimit të tyre.

Burime pranë çiftit kanë treguar për Prive se çifti i njohur po kalojnë një krizë të fortë, dhe ka gjasa që këto Krishtlindje dhe nata e ndërrimit të viteve, t’i gjejë larg njëri-tjetrit.

Kjo për faktin se pas mosmarrëveshjeve, Xhensila flitet se është larguar nga shtëpia, bashkë me vajzën e tyre.