Pas 44-ditësh aktorja e njohur turke ben divorcin

Martesa e Merve Bolugur dhe muzikantit Mert Aydın, të cilët u martuan më 2 tetor, zgjati vetëm 44 ditë. Mert Aydın i kërkoi avokatin e tij që të niste procedurat e divorcit. “Nuk ia dolëm dot, faleminderit. Kjo është jeta.. Fat i mirë për Mert, faleminderit për ditët tona të mira…”, tha ai.

Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkılıç, me të cilin u martua në vitin 2015. Aktorja ka luajtur në shumë telenovela turke por e njohur për shqiptarët u bë me rolin në “Kuzey Güney”.

Merve Boluğur u bë e famshme pas martesës së saj Murat Dalkılıç. Ndonëse ishte një aktore e suksesshme para se të martohej, popullariteti i të shoqit e bëri atë më të famshme dhe më afër zemrave të fansave të tyre. Njerëzit e donin çiftin dhe gjithmonë uronin që ata të qëndronin përgjithmonë bashkë. Por gjërat morën një kthesë jo të mirë dhe ata ndanë rrugë pas dy vitesh martesë.

Asokohe të dy e trajtuan çështjen në mënyrë mjaft të zgjuar dhe paqësore. Por kjo nuk do të thotë se nuk tërhoqi vëmendjen e publikut, sikurse po ndoh edhe me fundin e këësaj martese të dytë të aktores, e cila rezultoi shumë më e shkurtër..