Paralajmërim urgjent i eksperteve per mengjesin qe nuk duhet te hane femijet

MËNGJESI është shpesh një vakt i shpejtë dicka në dorë dhe dil në derë – veçanërisht kur fëmijët i keni adoleshentë.

Mirëpo një studim i ri paralajmëron se mosngrënia e mëngjesit në shtëpi mund të ketë pasoja në sjelljen e fëmijës suaj.

Shkencëtarët në Spanjë kanë zbuluar se të rinjtë që hanë vaktin e tyre të parë të ditës në shtëpi, dhe jo jashtë, priren të kenë më pak probleme të sjelljes

Studimi mbarëkombëtar perfshinte pothuajse 4000 prindër fëmijësh nga 4 deri në 14 vjeç mbi zakonet e mëngjesit të fëmijës së tyre dhe shëndetin psikosocial .

Ata vrojtuan gjendjen shpirtërore, vetëvlerësimin dhe nivelet e ankthit, krahas asaj që saktësisht një fëmijë merrte për mëngjes dhe ku e hante atë.

Dr. José Francisco López-Gil i Universitetit të Castilla-La Mancha dhe ekipi i tij, zbuluan se ngrënia e mëngjesit jashtë shtëpisë ishte pothuajse po aq e dëmshme sa edhe mosngrënia fare e tij.

Ata e lidhin këtë kryesisht me faktin se mëngjeset në shtëpi ka të ngjarë të jenë më të shëndetshme dhe më të pasura me lëndë ushqyese sesa ato të blera me nxitim rrugës për në shkollë.

Kështu studiuesit zbuluan se produktet si qumështi, çaji, çokollata, kakaoja, kosi, buka, buka e thekur, drithërat dhe pastat ishin të lidhura me më pak shanse për probleme të sjelljes.

Kështu që herën tjetër që fëmija juaj të kërkojë bukë me çokokrem apo brioshin tuaj te shijshem me nutella , ai mund të ketë të drejtë.

Ndërkohë, ushqimet e pasura me proteina që përmbanin vezë, djathë dhe proshutë ishin të lidhura çuditërisht me shanse më të larta për problemet me sjelljen.

Ushqimet e përpunuara në veçanti si sallami apo proshuta duhen evituar dhe ky konsiderohet një veprim i mençur.

Dr López-Gil gjithashtu shtoi: “Gjetjet tona promovojnë jo vetëm mëngjesin si pjesë e një rutine të shëndetshme jetese, por edhe që ai duhet të konsumohet dhe aq më mirë të përgatitet në shtëpi.

Prandaj cilësia e ushqimit në shtëpi jo vetëm që bën ndryshimin në shëndetin mendor dhe social të të rinjve, por edhe ka përfitime nga ngrënia së bashku e një vakti si familje dhe mbështetja që merr prej tyre pë një ditë të mbaë që në mëngjes