Nxirrni xhupat nga raftet, meteorologët zbulojnë sa do ulen temperaturat

0
40

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta dhe origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Në relievet malore këto vranësira hera – herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.

Më pas mot përsëri i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-15m/sek përgjatë vijës bregdetare duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 19°C

në zona e ulëta 6 deri 25°C

në zona bregdetare 12 deri 25°C