Nxirrini xhupat serish! Sinoptikanja habit me parashikimin per motin: Javës tjetër pritet..

0
242

Sinoptikanja e njohur Lajda Porja ka treguar se edhe dita e shtunë do jetë e ngrohtë dhe pa reshje shu, por ndryshe do jetë dita e diel.

Lajda Porja: Ka një ndryshim të motit, sot dhe nesër do të mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të temperaturave të larta, dy ditë tipike të pranverës, tashmë do të thoja që temperaturat 25-26 gradë do të na shoqërojnë të paktën ditën e sotme dhe intervale të gjata me diell. Nesër do të kemi më shumë vranësira dhe sidomos pas mesditës ku do të ketë dhe grumbullim dhe shtim të vranësirave. E shtuna në mbrëmje gjatë natës do të ketë zhvillim të vranësirave duke sjellë në fakt probleme për ditën e dielë dhe një ndryshim total të motit dhe të temperaturave gjatë të dielës.

Parashikohet që dita e dielë, krejtësisht ndryshe nga e shtuna të jetë me vranësira, të ketë reshje. Herë pas here do të ketë ndërprerje të reshjeve, por nuk do të mungojnë edhe rebeshet. Kjo do të shoqërohet me një rënie drastike të temperaturave dhe nga vlera 25 që shënohen të premten dhe të shtunën, ditën e dielë termometri ngjitet jo më shumë se 16 gradë, do të thoja, ka një ndryshim shumë të madh krahasur me sot dhe nesër.

Pas një jave të ngrohtë dhe pa reshje, java e ardhshme do të sjellë sërish temperatura dimërore.

Lajda Porja: Java tjetër do të jetë e paqëndrueshme, do t’i kemi shumë prezente reshjet. Nuk pritet që të kemi ndonjë sistem dhe reshje intensive në territor, por do të jenë të pranishme përgjatë gjithë javës. Kemi një alternim të një dite me diell dhe me shi. Ajo çfarë vlen të theksohet për javën tjetër janë temperaturat të cilat nuk do të jenë të ngjashme me vlerat që po përjetojmë aktualisht dhe që përjetuam gjatë kësaj jave. Pra, do të jetë disi më e freskët dhe Prilli nuk zhgënjeu në parashikimin e tij që reshjet do t’i kishte të pranishme përgjatë gjithë muajit, kështu që besoj se çadra do të na duhet gjatë javës tjetër.

Muaj Prill sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të mbyllet me reshje shiu.