Nxenesit e shkollës 9 vjeçare rrahin nenëndrejtoreshën e bëjn për spital. VIDEO

SHBA-Nëndrejtoresha e një shkolle 9 vjeçare në Shtetet e Bashkuara përfundoi në spital me plagë të lehta në kokë dhe trup si pasojë e një sulmi të një grupi nxënësish.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në shkollën “Westfield High School” në Teksas, ku shihen nxënësit që dhunojnë mësuesen, teksa kjo e fundit kishte ndërhyrë për të shuar një sherr mes dy djemve të klasës së nëntë.

Videoja u filmua nga fëmijët e tjerë që shihnin ngjarjen, dhe si në çdo rast të ngjashëm u postua me shpejtësi në rrjetet sociale.

Babai i mësueses së lënduar tregon se ajo ka dhimbje në kokë dhe do t’i nënshtrohet një skaneri, teksa kërkon drejtësi mbi autorët e sulmit.

Për ngjarjen reaguan dhe mësuesit e tjerë të shkollës, të cilët deklaruan se ndihen të pasigurt brenda ambienteve ku ushtrojnë detyrën.