Nutricionistja cudit te gjithe me deklaraten e saj. Ja sa plastikë konsumojme cdo jave

0
69

Nutricionistja Diola Dosti paralajmëroi për rreziqet e mikroplastikës që përfundojnë në organizmin tonë përmes ushqimeve.

Në emisionin “Good Morning Albanians”, Dosti tha se sasia e mikroplastikës që konsumojmë çdo javë është në sasinë e një karte krediti.

Sipas Dostit, çdo plastikë që hedhim në tokë apo në det na vjen në pjatë.

“Mikroplastikat që hamë brenda një jave ka sasinë e një karte krediti, ky është përfundimi i një studimi që ka lidhje me mikroplastikën në organizëm.

Mikroplastika nuk vjen detyrimisht nga ushqimi, mund ta kemi edhe në ajër, edhe tek rrobat, p.sh., rrobat e përdorura janë më pak të dëmshme, ato të rejat kanë më shumë. Edhe furça me të cilën lajmë dhëmbët mund të gjenerojë mikroplastikë”, tha nutricionistja.