Nusja e re i merr jeten vjerres pasi ajo nuk sillej mire me te

Në Pietraperzia , në provincën Enna , një 32-vjeçare vrau me thikë vjehrrën e saj 62-vjeçare. Krimi ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.

32 vjeçarja tashmë është ndaluar nga policia.

62-vjeçarja mësohet se i ka hapur derën nuses, me të cilën kishte pasur zënka të shpeshta: në atë moment 32-vjeçarja e ka sulmuar në kuzhinë me një thikë duke e goditur në fyt.

Nga sulmi e moshuara humbi jetën në vend.

Sipas asaj që rezultoi, 32-vjeçarja më 12 korrik 2018 kishte qenë viktimë e agresionit, gjatë shtatzënisë, nga bashkëshorti i saj.

Kunati i saj njëzet vjeçar qëlloi për ta mbrojtur kundër vëllait të tij, i cili po e rrihte. Burri nuk është lënduar, por vëllai i tij është arrestuar për tentativë vrasje.