Nuk po gjen qetesi toka nga i nxehti afrikan ne shtrengata shiu dhe stuhi

  • Një zonë ajrore me presion të ulët në kuadër të një cikloni të fuqishëm në Atlantik pritet të përfshijë shumë shpejt Francën duke shkaktuar rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Priten edhe shtrëngata të fuqishme me breshër në shumë pjesë të Frances. Pas stuhive do të pasojë depërtimi i ajrit të freskët nga Atlantiku në territoret franceze dhe angleze. Temperaturat do të vijojnë të ulen pas nxehtësisë së fuqishme disaditore në Francë, megjithatë mbetet ende mjaft nxehtë në jug dhe jugperëndim të vendit.Pritet qe kjo gjendje te shtrihet drejt ballkanit ne ditet ne vijim.

Sistemi i stuhive të fuqishme pritet të formohet gjatë nates fillimisht diku në perëndim- jugperëndim të vendit duke u zgjeruar drejt viseve qendrore dhe pastaj gjatë dites së nesërme drejt viseve lindore dhe verilindore të vendit. Ky sistem i fuqishëm stuhish pastaj pritet të përfshijë edhe Holandën, Belgjiken dhe Gjermaninë perëndimore e jugperëndimore duke kushtëzuar shtrëngata dhe ulje të temperaturave. Sistemi pastaj pritet të shkojë drejt Skandinavisë.

Rrebeshe lokale shiu kanë filluar edhe në pjesë të Britanisë së Madhe e cila po vuan nga nxehtësia esktreme. Kjo nxehtësis pritet të zgjasë edhe disa orë, për tu zbutur nga freskia e Atlantikut. Vapa pritet të rikthehet prapë sidomos në gjysmën jugore të Francës, ndërsa Spanja pa ndonjë shpresë për zbutje të vapes së madhe edhe gjatë ditëve të ardhshme./MeteoBallkan