Nuk ngelni dot shtatzën për 12 muaj? Gjinekologia tregon se cfarë duhet të bëni

Te sjellesh nje femi ne jete nuk eshte aq e lehte shume cifte mundohen por nuk arrijne qe te kene nje femije.

Gjinekologia Edlira Bylykbashi tha se kur një çift që ka jetë të rregullt seksuale dhe nuk mundet të ngjizë dot një fëmijë brenda 12 muajve duhet të konsultohen patjetër me mjekun specialist.

“Kur çifti ka 12 muaj jetë seksuale dhe nuk arrin të lindë fëmijë është infertilitet dhe kur nuk arrin asnjëherë të lindë fëmijë është sterilitet. Nëse një çift nën 35 vjeç, brenda 12 muajve nuk ngel shtatzënë është arsye për konsulta me mjekë gjinekologë dhe andrologë, por jo se nuk mbetet shtatzënë, nuk do të thotë se nuk do riprodhohesh më. Paraqitesh te mjeku për të gjetur shkakun e kësaj situate”, cilësoi mjekja.Nuk ngelni dot shtatzën për 12 muaj? Gjinekologia tregon se cfarë duhet të bëni