Nuk ka ndodhur me pare. Shikoni se si lekundet toka nga termeti ne Turqi per 70 sekonda. Video

Një video rrëqethëse nga Turqia, e publikuar së fundmi tregon intensitetin dhe kohëzgjatjen e tërmetit shkatërrues që goditi vendin në orët e para të mëngjesit së të hënës.

Siç shihet edhe nga pamjet video është kapur nga kamerat e sigurisë të një banese aty pranë dhe shihet se si toka u drodh fort për 70 sekonda.

Makinat lëvizin si të ishin prej kartoni, ndërsa regjistrim për një moment ndalon pasi gjatë sekondave të fundit dridhja bëhet edhe më e fortë duke bërë që kamera të bjerë dhe të thyhet.