Nuk gjen qetesi Ballkani nga termetet. Ja ku ishte epiqendra diten e sotme

Nuk gjen qetesi Ballkaninga termetet duke filluar nga Greqia Shqiperia apo dhe Turqia. Dhe diten e sotme një tërmet 5 shkallë të Rihterit, ka dridhur provincën Van në lindje të Turqisë.

Lëkundjet janë ndjerë deri në distriktet dhe provincat fqinje, transmeton Telegrafi.

Madje thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 18.3 kilometra. Shumë qytetarë të asaj zone, dolën nga shtëpitë nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. E guvernatori i Van, Ozan Balci, ka deklaruar për Anadolu Agency se deri më tani nuk ka pasur “raporte negative”, por ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren për të identifikuar dëmet eventuale.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka shkruar në Twitter se deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo lënduar.