Nita thyen rekordin boteror. Fiton cimim e madh nga Big Brother. 2500 euro

Nita Latifi është shpallur fituese e sfidës së Rezistencës. Bashkë me Dea Mishel, vajzat qëndruan +14 orë duke thyer rekordin botëror të vendosur në SHBA në vitin 2005. Në fund vajzat vendosën të bëjnë një pakt që çmimin ta fitonte Nita.

Nita tha se paratë e fituara, shumën prej 2500 eurove do e çojë në ndihmë të Shoqatës së Fëmijëve me Autizëm në Prishtinë, vendim të cilin Dea e përkrahu dhe vendosi të hiqte dorë nga fitorja.