Ngjarja që përloti gjithë spitalin: 34-vjeçarja humb jeten pasi bëhet mama por familja ben xhestin e madh

0
984

Ylenia Bardi kishte përgatitur gjithçka për lindjen e Greta-s. E kishte ëndërruar prej muajsh këtë moment ndaj s’mund t’i linte gjë rastësisë. Valixhja me rrobat e bebes priste diku në një cep të dhomës rozë, bashkë me lodrat prej pelushi dhe dhuratat e prindërve. Kishte planifikuar të gjitha, por kurrsesi fatin e saj.

34 vjeçarja nga Pignone, në provincën e La Spezia-s, e cila hunbi jeten nga një hemorragji cerebrale në muajin e tetë të shtatzënisë. Pasi u dërgua me urgjencë në spitalin e “San Martino-s”, gruaja e re iu nënshtrua një ndërhyrjeje cezariane për të sjellë në jetë vajzën e saj, e cila edhe pse e monitoruar vazhdimisht duket se është mirë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arriti dot të mbijetojë.

Por, kjo ngjarje do të gëzojë shumë të pacientë të spitalit që janë në pritjeje të një transplanti, pasi familjarët e 34-vjeçares vendosën të dhurojnë organet e saj.

“Pavarësisht humbjes së madhe, familja e Ylenia-s, të karakterizuar nga një bujari e jashtëzakonshme, zgjodhi të dhurojë organet e të dashurës së tyre, gjest që shpresojmë se do të shpëtojë jetë të tjera. Përqafimi i Liguria-s shkon për babanë Simone, Greta-n e vogël dhe gjithë komuniteti i Pignone”, shkroi në Facebook, presidenti i rajonit të Liguria-s, Giovanni Toti./Donna Fanpage