Nga moti i keq ne vend humb jeten diten e sotme babai me te birin. Vjen lajm i mire per vajzen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bogë, në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin babai, djali dhe vajza banorë të zonës.

Prurje ekstreme në kaskadën e Drinit, pritet hapja e portave nga HEC Vau Dejës
Fatkeqësisht babi dhe djali kanë ndërruar jetë. Ndërsa vajza ka arritur të shpëtonte.

“Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi Pjeter Gjoka, rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit” informoi policia e Shkodres

Pjetër Gjoka ishte drejtuesi i mjetit që mori uji përpara në afërsi të Bogës. Bogë është një fshat në ish-komunën e Shkrelit, në veri të Shqipërisë. Me reformën e qeverisjes vendore të vitit 2015 u bë pjesë e bashkisë Malësi e Madhe.