Nese deti merr kete forme dilni menjeher. Mos u lani ne det

0
860

Nga të gjitha rreziqet e mundshme në oqean është një gjë për të cilën nuk flitet aq shumë për të: valët katrore.

Ky fenomen natyror quhet “det i kryqëzuar” dhe ndërkohë që është mahnitëse për t’u parë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për këdo që ndodhet mes tyre, duke përfshirë anije, sërfista dhe veçanërisht notarë.

Ky fenomen i bukur i oqeanit ndodh kur valët përplasen nga kënde të ndryshme dhe formojnë sheshe në ujë.

Kjo ndodh kur valët nga një sistem moti vazhdojnë edhe pse një ndryshim në erë ka krijuar valë të ndryshme.

Valët pastaj drejtohen në një kënd nga njëri-tjetri duke shkaktuar këtë pamje të mahnitshme.

Kur ndodh kjo skenë e oqeanit ajo mund të tërheqë shumë spektatorë kureshtarë. Por ajo që qëndron nën këtë pamje mahnitëse janë rrymat që mund të përmbysin çfarëdoqoftë në mesin e tyre.

Ekspertët paralajmërojnë të qëndrohet larg nga ato. Është e vështirë të përcaktohet se çfarë ka shkaktuar që anijet të mbyten, por studiuesit besojnë se shumë anije janë mbytur si rezultat i këtyre valëve kryq.Ndaj nese jeni duke u lare dilni menjeher nga deti.