Nënë e 3 vajzave të vogla, ndahet papritur nga jeta prezantuesja e njohur televizive

0
278

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e medias. Është ndarë papritur nga jeta në moshën 42-vjeçare prezantuesja televizive Erin Jjayne Plummer.

Ylli i njohur televiziv është përshkruar si një njeri i mrekullueshëm nga kolegët zemërthyer pas vdekjes së saj gjatë fundjavës.

Shkaku i vdekjes së Erin nuk është bërë i ditur. Ajo la pas bashkëshortin dhe 3 vajza të vogla.

Duke konfirmuar vdekjen e yllit, kolegia e shkatërruar e Erin në Channel 10, Sarah Harris, e përshëndeti atë si “mama me medalje ari” në një homazh emocionues.

Ajo i tha shikuesve: Kemi një lajm vërtet të trishtuar për të ndarë këtë mëngjes.

“Gjatë fundjavës “Studio 10” humbi shkëlqimin e mikes tonë Erin e cila ndërroi jetë papritmas.”

“Për dy dekada, Erin Jayne ka qenë një fytyrë miqësore dhe e njohur në televizionin australian, për shumë prej tyre ajo ka ndriçuar mëngjeset tona me personalitetin dhe buzëqeshjen e saj.”

Erin fitoi famë pasi u përfshi në një fushatë turistike të transmetuar në NBC në SHBA. Ajo ka punuar në MTV, the Morning Show dhe Totally Active TV.