Nëna puthi djalin para se të hidheshin, i afërmi i Florindit tregon te verteten. Ja cfare thane femijet

Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën në SHBA me bashkëshorten e tij disa ditë më parë, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur sherr që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja.

Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në document thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi Adem Balliu.