Nena mbyll deren e kuzhines me celes pasi femija 5 vjec peshon 44kg. Do vetem te ha ushqim

Britani-Një nënë është detyruar të vendosë një dere me celes për fëmijën në kuzhinën e saj për të ndaluar 5-vjeçaren të marr ushqimin pa leje.

Vajza e Holly Williams, Harlow, u diagnostikua me sindromën Prader Willi në moshën gjashtë muajshe.

Gjendja e rrallë gjenetike, që prek një në 15,000 fëmijë në Angli , do të thotë se Harlow-it i mungon kromozomi 15 i cili kontrollon urinë dhe për këtë arsye nuk ndihet kurrë i ngopur.

Mamaja 25 vjeç, nga Newport, Uells , i është dashur të fshesh ushqimin dhe te perdor dryna qe ajo te mos haj pa fund.

“Nëse do të lija një pjatë me ëmbëlsira anash dhe nuk do të isha pranë, Harlow do t’i hante lehtësisht të gjitha.

“Kjo ka ndodhur shumë herë më parë,” tha ajo.

Ajo ha një vakt të plotë dhe do të thotë se është përsëri e uritur menjëherë. Është vërtet e vështirë sepse ajo vazhdimisht dëshiron të hajë dhe unë duhet të sigurohem që ajo nuk ka dhe vedosa te bej dyert me celesa.”

“Tani është pesë vjeç, vuan nga disa probleme lëvizëse, nuk ecën larg dhe i merr frymë lehtë, por fakti që është mbipeshë nuk i ndihmon.Ajo eshte 44 kg. shiko.news