Në fazën e tretë të kancerit, Ana-burrit: Faleminderit që më ke larë si fëmijë i vogël kur qaja…

0
706

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë e ftuar Ana e cila ka sjellë partnerin e saj italian, për ta falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë kur asaj iu desh që të luftonte me kancerin. Edhe pse është në fazën e tretë të sëmundjes, Ana nuk e humb kurrë shpresën.

Ana: Të falënderoj kur më ke larë si një fëmijë të vogël, kur mua më vinte zor dhe qaja. Ti më thoshe unë jam i lumtur se të shikoj përditë, kështu që e kam kënaqësi të laj gruan time. Kur të zinte gjumi në makinë, kur prisje jashtë spitaleve sepse prej Covidit, nuk të lejonin të hyje brenda dhe ti ishe i detyruar të rrije në makinë pasi punoje gjithë natën dhe të zinte gjumi.

Për momentet që unë mbuloja pasqyrat dhe ti doje t’i zbuloje se thoje se je gruaja më e bukur në botë dhe duhet ta shohësh veten që je e bukur dhe e fortë. Të kam sjellë këtu që të të them 1 milion herë të tjera dhe në 1 milion herë të tjera, unë do të të zgjidhja po ty.

Masimo: Të dua vogëlushe. Jam unë ai që duhet të falënderoj Zotin, që kam në krahë një grua të mrekullueshme si ti. Ti je ajo që më jep forcën të eci përpara. Të dua shumë. /tvklan.al