Ndryshojne temperaturat ja si pritet te jete java e fundit e muajit Tetor sipas meteorologes

0
312

Mëngjesi i sotëm ka nisur me 6 gradë celcius në zonat malore. Duke qenë se edhe sot priten kthjellime në territor, do të bëjnë që gjatë mesditës termometri të luhatet mnga 17-27 gradë celcius temperaturat maksimale në rang territori.

Nga dita e sotme deri ditën e premte kemi pak a shumë të njëjtën tablo sinoptike. Kryesisht kthjellime, vranësirat do të jenë kalimtare, më të dukshme do të shfaqen ditën e premte.

Termometri në mëngjes, por edhe në mesditë do të ketë luhatje shumë të pandjeshme nga dita në ditë. Nga 6-27 gradë celcius në rang territori përsa i përket 3 ditorit e mërkurë-e premte, thotë meteorolgoia Tanja Porja.

Moti ka rezervuar një mini pranverë me diell këtë javë Tetori me temperatura deri në 27 gradë.

Por ky muaj i dytë i vjeshtës nuk do të mbyllet kështu pasi parashikimet flasin për të tjera episode ekstreme me mot të keq për javën e fundit të Tetorit./