Ndryshime te reja në Shqipëri/ Rama zbulon ligjin e ri: Nëse keni 2-3 shtëpi, duhet te…

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryetarët e bashkive mbledhjen e taksës për qytetarët që janë të pasur.

Rama u shpreh se në të gjithë globin kjo është taksa më e rëndësishme ndërsa në vendin tonë ajo shpërfillet dhe të pasurit paguajnë njësoj si familjet e zakonshme. Kreu i qeverisë theksoi se në Shqipëri gjërat do të ndryshojnë pasi kush ka 2-3 shtëpi ose vila do të paguajë më shumë taksa.

“Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme bashkiake në të gjithë globin. Në këtë cep të globit ku ne jemi është taksa më e shpërfillur dhe pastaj nuk ka fonde për të gjitha gjërat që ju duhet të keni. Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë dhe të tretë të një familje tjetër”, tha Rama.