Ndertuesi shqiptar vritet ne Greqi pasi ishte i punesuar nga greku

0
130

Ne 3 shtator u gjet trupi i 46-vjeçarit, në rrugën që lidh të fshatin Psinthu me zonën turistike Afando.

Policia tha se ai ishte vrarë dhe menjëherë nisi hetimet të cilat konkluduan se autori i dyshuar ishte një shtetas grek 53 vjeç nga fshati Kalithea, me të cilin viktima kishte mosmarrëveshje ekonomike.

46-vjeçari shqiptar ishte babai i 3 fëmijëve të mitur. Banorët thonë se familja shqiptare ishte shembull pozitiv në zonën që banonte. Autori grek i vrasjes do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.