Nderron jete poeti i njohur Shqiptar. Kryeministri ndan lajmin

Poeti Xhevdet Bajraj ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në Meksikë, aty ku ishte vendosur prej kohësh.

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për lajmin e trishtë, duke thënë se shkrimtari do të “rrojë gjithmonë porsi një yll që nuk shuhet kurrë”.

“Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh. Teksa shkruaj me mall e dhembje, përkulem t’i lexoj titujt që qëndrojnë vertikalisht në bibliotekën time:

Copa ime e qiellit, Vitet qe nuk e sollën pranverën, Lëngu i trëndafilave, Liria e tmerrit, Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit, Vra sja e Mushkonjës, Kur qajnë hardhitë, Kafe me Nënën, Me Zemër në Qese Najloni, Xhevdet Bajraj do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë”, shkruan Kurti.