Nderron jete ne moshen 95 vjecare ikona e aktrimit ku luajti me qindra role

Legjenda e EastEnders, June Brown, e cila luajti personazhin ikonik dhe nje nga aktoret me mira boterore ka humbur jeten diten e sotme në moshën 95-vjeçare, ka njoftuar BBC

Legjenda June Brown ka luajtur me qindra role dhe karriera e saj zgjati gjashtë dekada.

Familja e saj shprehu se ishte thellësisht e pikëlluar për të njoftuar se “nëna e tyre e dashur” kishte ndërruar jetë paqësisht në shtëpinë e saj në Surrey më 4 prill.


Një zëdhënës i EastEnders përcolli gjithashtu ngushëllimet e tyre pas lajmit se aktorja legjendare nuk jeton me, ndërsa ata folën për rolet e saj e saj të paharrueshme duke punuar në sheshin Albert.

Aktorja fituese e çmimeve u shfaq në BBC EastEnders , Coronation Street , The Bill dhe Mr Bean.