Ndërron jetë infermierja shqiptare në Gjermani, sëmundja i mori jetën 38-vjeçares (FOTO)

0
748

Një infermiere shqiptare e cila jetonte në Gjermani, ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi është bërë me dije nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e së ndjerës.

Eljona Isufaj prej dy vitesh jetonte me familjen Gjermani, por fatkeqësiht nuk ka mundur ta mposhtë sëmundjen e rëndë që i mori jetën në moshë shumë të re.

Postimi i Urdhërit të Infermierëve:

Të nderuar kolegë,

Njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë znj. Eljona Isufaj( Kuqi).

Znj. Eljona lindur më 31.03.1984, me një eksperiencë 15 vjeçare si infermiere në martenitetin e Fierit.

Diplomuar në Universitetit e Tiranës, dega Infermieri, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm pranë pacientëve. Kishte rreth 2 vite e shpërngulur në gjermani për një jete më të mirë për dy fëmijët e saj të mitur.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, të afërmeve dhe kolegëve,

Qoftë i paharruar kujtimi saj.