Ndërron jetë diten e sotme kirurgu i njohur

Kirurgu i njohur gjirokastrit, Roland Karralli, ka ndërruar jetë. Lajmi konfirmohet nga burime të Argjirolajm Mësohet se ai ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Karralli ka punuar për një kohë të gjatë në spitalin e Gjirokastrës si mjek kirurg dhe drejtues i këtij institucioni për një kohë.

Në vitet 2015-2019, Roland Karalli ka qenë gjithashtu edhe drejtues i Këshillit Bashkiak Gjirokastër si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Argjirolajm i shpreh ngushëllimet familjes së tij.

©argjirolajm