Ndahet parakohe nga jeta një ndër ‘misionarët’ më të njohur shqiptarë

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare kryetari i Shoqatës së Misionareve të Pajtimit të Gjaqeve Nikollë Shullani.

Ai vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë, duke e humbur betejën me të.

Shullani njihet në veriun e Shqipërisë si njeriu që ndërmori misione të shumta për pajtimin e familjeve në gjakmarrje, ku për shumë prej tyre ia ka dalë të zgjidhë konfliktet e hershme.

Nje njerii vecante dhe plote miresi qe bashkonte familjet shqiptare.