Ndahet nga jeta diten e sotme regjizorja e njohur Shqiptare

Ka ndërruar jetë regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Lajmi është konfirmuar në rrjete sociale, në një postim të bërë nga bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.

Ai bën me dije se ka ndëruar jetë ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër”, ka shkruar ai.

Në një shkrim të bërë më parë, ajo u shpreh se ishte diagnostikuar me semudnje te rend në mars të vitit 2021 dhe se menjëherë kishte filluar me trajtimet.