Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar i Kosovës, Syl Kuqi.

Lajmine ka bërë me dije Teatri Kombëtar i Kosovës, që shkruan “karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë”.

Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.

Që nga Kosova filmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit.

Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik.

Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës” thuhet në postim.