Na nderon te gjitheve. Gjinekologia shqiptare merr titullin si mjekja me e mire

Gjinekologia nga Gostivari, Hatije Ismaili, është dekoruar nga presidenti slloven, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në të gjithë Slloveninë”.

Hatije Ismaili lindi në Gostivar, ku mbaroi shkollën fillore dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Më pas u transferua në shkollën e mesme të Mjekësisë në Mitrovicë, ku përfundoi vitin e tretë, ndërsa të katërtin në shkollën e mesme të Mjekësisë në Prishtinë.

Ajo pastaj vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë, Kroaci. Specializimin në gjinekologji e përfundoi në Lubjanë, Slloveni.

Aktualisht Hatije Ismaili punon dhe vepron në Novo Mesto, Slloveni.

Sipas Ocul News ajo është një doktoreshë e licencuar e mjekësisë, e specializuar në gjinekologji, me një përvojë të shkëlqyer dhe profesionale në fushën e urogjenekologjisë.

Në mediat sllovene ajo shpesh shihet si një model për integrimin e emigrantëve në shoqërinë sllovene që ka thyer stereotipet për gratë emigrante.

16 vjet më pare ajo u punësua si gjinekologe në spitalin e përgjithshëm të Novo Mestos, ku ende punon dhe krijoi familje. Sot, në Slloveni ajo ndihet si në shtëpinë e saj.